Deklarata e Kurtit për Ivanoviqin, Deliu-Kodra: Heshtja e Osmanit është pajtim me qëndrim skandaloz të kryeministrit

17 janar 2023 | 14:15

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se heshtja e presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, kundrejt deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq, është pajtim me qëndrim skandaloz.

La thënë se sot është dita që Osmani të dalë e t’i mbrojë viktimat e qytetit të saj, Mitrovicës.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qasjen e zakonshme në aktivitetin e saj politik, duke heshtur për temat në të cilat zhytet Albin Kurti”.

“Presidente, sot është dita që të dalësh dhe të mbrosh viktimat e qytetit tënd. Presidente, sot është dita që të tregosh se a pajtohesh me Albin Kurtin i cili ‘dëshiron ta mbajë gjallë kujtimin për Oliver Ivanoviqin’, që dikur edhe vetë e quante kriminel lufte? Presidente, qoftë edhe si bashkëvendase, si mitrovicase, se nuk do ta harrosh kurrë natën e tmerrit të 3-4 shkurtit të vitit 2000”.

“Heshtja jote do të thotë se pajtohesh me qëndrimin skandaloz të kryeministrit Kurti”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dalë nga shtypi libri i 17 me radhë i…