Deklarata e ministres Haxhiu, Miftaraj thotë se shoqëria civile dhe mediat janë nën llupën e qeverisë

04 gusht 2021 | 17:18

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se shoqëria civile dhe mediat janë nën llupën e monitorimit dhe vëzhgimit nga qeveria.

Reagimi i Miftarajt vjen pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është ankuar se përgjimet e publikuara së fundmi nuk janë publikuar në masë të madhe nga mediat, e as nuk ka parë reagime nga shoqëria civile.

“Shoqëria civile dhe mediat nën llupën e monitorimit dhe vëzhgimit nga ekzekutivi! Edhe këtë ditë e pritëm!  Gjithsesi shumë mirë kur vetëm një pjesë e vogël e medias dhe shoqërisë civile bëhen argat të pushtetit”, ka shkuar Miftaraj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sali Bislimi Shkarkimi i ambasadorit të Republikës së Kosovës…