Deklarata e Valon Sylës: 12 mijë euro një sondazh
12 shkurt 2021
| 10:18
Gazetari Valon Syla ka bërë një deklaratë qesharake mbrëmë në emisionin Pressing në T7 pasi që Bleron Baraliu i lidhur live nga Amerika ka thënë se sondazhet po e radhitin Lëvizjen Vetëvendosjen me 55%.
“Mos me qenë pak konsvervativ, Vetëvendosje përnime është 55% në sondazhe”, ka thënë Baraliu.
Pas kësaj deklarate ka reaguar gazetari Valon Syla. Deklarata e tij ka shkaktuar të qeshura në studio.
“Një sondazh bën 12 mijë euro, ku po i bëni ato sondazhe çdo natë, 12 mijë euro sondazhi më i lirë”, ka thënë Syla.
Ai ka ironizuar edhe me numrin e mërgimtarëve që Baraliu tha se do të votojnë.
“Shkoni bre se krejt gërrnaqat janë qu kena me ardhë 120 mijë vetë, ku more? Veç PDK edhe LDK e AAK janë 425 mijë vota”, ka thënë Syla.