Deklarata e Vuçiqit nuk është në dobi të normalizimit të marrëdhënieve

12 nëntor 2020 | 20:26

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se deklarimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke.

Vuçiq tha të enjten se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

Kryeministri Hoti thekson se ky deklarim është në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtarë, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në rolin e saj konstruktiv në të mirë të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të gjithë rajonit”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja të reagoj ndaj këtyre provokimeve. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj angazhimin për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në NATO, Bashkimin Evropian dhe të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, si një vlerë e shtuar për zhvillimin e demokracisë dhe paqes në botë”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
13.11.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë 1.…