Deklarata e Vuçiqit për mosnjohjen e Kosovës nënkupton përjashtim nga dialogu deri në vitin 2022
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se shteti i tij nuk do ta njohë Kosovën, derisa ai është në krye të detyrës.
Ajo ka thënë se me këtë Serbia e përjashton veten nga dialogu deri në vitin 2022, raporton “Epoka e re”.
“Deklarata se Serbia nuk do ta njeh Kosovën deri në prill 2022 ngre dy hipoteza të përbashkëta ekskluzive: a)Serbia përjashton vetveten nga procesi i dialogut i lehtësuar nga BE-ja deri më 2022. b) Ndërmjetësuesi beson se ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërisht njohje reciproke”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në llogarinë e saj në “Twitter”.
Statement that #Serbia will not recognise #Kosovo until April’22 raises two mutually exclusive hypotheses:
a) Serbia excludes itself from EU facilitated dialogue until 2022;
OR
b) The facilitator believes that ‘full normalisation’ doesn’t necessarily mean mutual recognition.
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) December 18, 2020
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se derisa të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi më 2022, nuk do të ndodhë njohja e Kosovës.
“Pas kësaj është populli ai i cili do të vendosë”, ka thënë Vuçiq, në një intervistë për televizionin serb TV Prva.