Deklarata e Vuçiqit që konfirmoi se ai është shefi i disa medieve
02 gusht 2024
| 08:03
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i është bashkëngjitur trillimeve te mediave që ai i kontrollon dhe ka ushtruar presion mbi një gazetare investigative në Serbi.
Ai ka deklaruar se është “pajtuar” me gazetaren Tamara Skrozza, pra që duhet ta kishin vrarë më 5 tetor.
“Mendoj se ka të drejtë, ndjekjen e bëra duke heshtur. Unë nuk thashë asnjë fjalë deri tani derisa më pyete, jam dakord me të që duhej të isha vrarë. Mënyra e vetme për të më mposhtur është të më vrasin”, ka theksuar Vuçiq, pas së cilës e ka përfunduar fjalimin e tij para publikut.
Kujtojmë se mediat proqeveritare kanë trilluar deklaratën e Tamara Skrozzës duke e akuzuar se “Presidenti Vuçiq është dashur të vritet natën e 5 dhe 6 tetorit 2000”.