Deklarata e Zhegrovës për miqësoret e marsit
22 mars 2018
| 12:43
Lojtari që së fundmi i është bashkuar Përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrova, ka thënë se e ka gjetur një ekip që është i koordinuar mirë dhe se pret që në dy ndeshjet e radhës do të luajnë një lojë të mirë.
Ai deklaron se nuk ka pasur asnjë mëdyshje për vendimin për t’iu bashkuar Kosovës dhe se vendimi për këtë ka qenë tërësisht i pandikuar, bile as prej prindërve.
“E kam thënë menjëherë që Kosova është ekipi pjesë e të cilit do të jem. Nuk është se e njoh shumë mirë lojën e dy ekipeve kundër të cilave do të luajmë, por duhet të jemi shumë të vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes. Jam optimist se do të luajmë një lojë shumë të mirë”, ka thënë Zhegrova.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)