Deklarata për gjuhen shqipe, Sela kritikon Kurtin

19 nëntor 2024 | 11:13

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për deklaratën rreth statusit të gjuhesh shqipe në Maqedoni të Veriut.

Ai ka vlerësuar se një gjë e tillë është shumë e dëmshme.

Sela ka shkruar në “Facebook” se një gjë e tillë ia kujton periudha e diferencimeve politike të pasviteve ‘80-a.

“Më ka ngel thellë në kujtesë periudha e diferencimeve politike të pasviteve 1981. Është gati e pashlyeshme në mbamendjen time prej fëmije të asokohe-kryefjala e lajmeve që niste me, nacionalizmin, shovenizmin, iredentizmin, separatizmin shqiptar! Shumë shëmtuar dukej kur thuhej shqip dhe për shqiptarët nga elita politike komuniste shqiptare. Është më se e qartë se ky zhargon politik kontrollohej nga një qendër që për qëllim kishte satanizimin e viktimës, fillimisht spastrimin institucional të shqiptarëve e me pas edhe etnik të tyre. Sot mu rikthye kjo ndjesi e keqe e shumë viteve më parë pa asnjë ndryshim në formë dhe paraqitje! Shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedone në Maqedoninë e Veriut. Uroj të jetë një lajthitje momenti…”, ka shkruar Sela.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej shtatë sezonesh tashmë, Federico Valverde është kthyer në një…