Deklarata për Personat e Zhdukur e arritur në Bruksel, vjen reagimi i ish-kryenegociatores Edita Tahiri
03 maj 2023
| 09:56
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kanë arritur dje dakordim në Bruksel për Deklaratën për Personat e Zhdukur.
Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga opozita e cila ka akuzuar Kurtin për lëshime në dëm të Kosovës.
Edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, barazimi i agresorit me viktimen në deklaratën për të pagjeturit i miratuar dje në dialog në Bruksel është i papranueshëm.
“Barazimi i agresorit me viktimen në deklaratën për të pagjeturit i miratuar dje në dialog në Bruksel është i papranueshëm, pavarësisht se u pranua nga kryeministri i Kosovës”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.
Deklarata e Kurtit dhe Vuçiqit për Personat e Zhdukur