Deklarata për UÇK-në, shpërthen në lot Enver Petrovci: Jam plak i lig!

02 prill 2024 | 20:01

Deklarata e aktorit Enver Petrovci, në një emision në Kosovë është komentuar si përçmuese ndaj udhëheqësve të UÇK-së dhe ka nxitur reagime të shumta.

Gazetari, Milaim Zeka, i ftuar në një studio televizive kritikoi ashpër Petrovcin.

Ndërsa këtë të premte, në “Zona Zero”, në Top News, Melaim Zeka e ftoi aktorin në emisionin që drejton, për t’i kërkuar falje publikisht.

Nga ana tjetër, artisti u shpreh se “ata që e kanë goditur, nuk kanë parë deklaratën origjinale”.

Petrovci: Avokati më ka thënë të mos komentoj asgjë për atë video, por dua të tregoj arsyen se përse jaëm këtu. Kam dhënë një deklaratë në Facebook. Ti je një gazetar serioz. Kur kam dëgjuar deklaratën tënde të premten, nuk kam duruar pa ardhur.

Zeka: E premtja ishte një ditë shumë e rëndë për mua se ishte përvjetori i nënës. Atë ditë, do të ndahej një dekoratë për nënën, por unë nuk bëra ballë të shkoja, por shkoi nusja ime. Isha i shikuar. Dhe kur erdhi pyetja për ju, unë pasi e thashë, në telefon të kërkova falje dhe po të kërkoj falje publikisht.

Petrovci: Po, unë e di se ti e kupton. Por, në këtë rast e ke gabim sepse nuk jam kundër kësaj që mendon ti për mua dhe për vete, por në këtë rast e ke shumë gabim. Për çdo gjë mund të flitet gabimisht, por vetëm se më prek aty ku jam i ndjeshëm. Dhe këta më kanë prekur aty ku jam i ndjeshëm. Me qëllim, kanë përfshirë ushtarë të UÇK-së, për të cilët kam respekt shumë të madh, dhe ish-ushtarët që kanë hyrë në politikë. Që kur hyjnë në politikë, duhet të jenë të gatshëm t’i kritikojë dikush. Duhet të jenë të gatshëm edhe të përgjigjen. Ushtarët që kanë shkuar, kanë luftuar, kanë kryer detyrimin e vet dhe më pas janë kthyer në punët e veta. Studentët e mi kanë qenë më së shumti në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Njërin, Xheladin Kurtajn, e kanë vrarë. Dhe Burat Buzhala tha po rren (gënjen). Unë nuk desha ta them ushtarin. Nuk m’u duk e drejtë. Më kanë vrarë Avdullahun, me të cilin kam qenë atë natë bashkë. Mua më kanë plagosur, atë e kanë vrarë. Më beso Milaim, që ka qenë dy ditë te unë ku kam banuar, i kam nxjerrë një drekë, më ka treguar që është ushtar, kemi ndenjur tërë ditën. Kur iku, i dhashë 50 marka. E kam brengë që nuk i dhashë edhe 100. Pas dy ditëve, dëgjova që e kishin vrarë. Jam i lig, jam plakur.

Zeka: Të gjithë jemi emocional kur dikush na godet pa të drejtë

Petrovci: Tani po më godasin, as nuk e kam përmend aty UÇK-në, hiç fare. Dhe ata që kanë komentuar, nuk e kanë parë fare origjinalin.

VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se…