Deklarata përmbyllëse e avokatit të Pjetër Shalës për të cilën Specialja nesër shpall vendimin: Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë që vërteton fajësinë e të akuzuarit

15 korrik 2024 | 17:11

Rreth arkivave të cilat mbahen në Serbi

Avokati mbrojtës: Kemi të bëjmë me një numër jashtëzakonisht të madh të arkivave dhe dokumenteve interesante për këtë çështje të cilat nuk janë më të disponueshme dhe sigurisht që këto arkiva dhe dokumente do të kishin qenë shume interesante për këtë çështje. Mbrojtja e Pjetër Shalës nuk e ka pasur të mundur që të konsultohet me këto dokumente sepse ndryshe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ne nuk kemi marre informacion nga autoritetet serbe. Autoritetet serbe të cilat i kanë këto arkiva dhe dokumente dhe nuk kemi përfituar nga ky dokumentacion dhe duket se autoritetet serbe janë shume krenare, janë shumë të lumtura dhe këtë gjë e kane thënë edhe përpara Parlamentit serb. Pra ata janë shume të lumtur sa i takon përdorimit te informacionit ose një pjese të informacionit që ata kane sjellë që t’ia japin Zyrës se Prokurorit. Dokumente të cilat ne nuk i kundërshtojmë dot. Mbrojtja nuk ka fare qasje në këto dokumente dhe arkiva. Të nderuar gjykatës as ju nuk keni qasje në këto dokumente dhe arkiva. Edhe njëherë, kemi të bëjmë me një pjesë të realitetit që tani në këtë moment është e askesushme por ju nuk e keni. Pra, ne nuk na është dhënë qasje në këtë informacion, nuk e dimë arsyen pse por ajo çfarë dimë me siguri është që diçka ka ndodhur dhe ne nuk kemi pikë informacioni lidhur me të. Dhe ne nuk mund ta kuptojmë se si ky informacion i është dhënë vetëm njërës prej palëve dhe ne nuk kemi pasur fare mundësi ta vëmë atë në pikëpyetje ose të ngremë pyetje apo të njihemi me të.

Shumë dëshmitarë asnjëherë nuk janë ftuar për të dëshmuar, prokuroria i ka marrë përbazë vetëm deklarata e tyre

Avokati mbrojtës: më duhet të them që disa hetues kanë bërë përzgjedhje hetimore jo të mira. Megjithatë, në fakt, rezulton që shumë njerëz emrat e të cilëve paraqiten në deklarata ose në informacione në dosje të Prokurorisë, asnjëherë nuk janë dëgjuar dhe as nuk janë ftuar të japin deklaratë. Hetuesit nuk kanë kontaktuar fare me këta persona pavarësisht përmendjes së tyre në deklaratat dhe informacionet e mëparshme. Megjithatë, duket sikur emrat e këtyre personave ju janë dhënë hetuesve nga persona të cilët kanë qenë prezent, kanë qenë të pranishëm në Kukës në vitin 1999 dhe më konkretisht në Fabrikën e Metaleve në Kukës në atë kohë.

Mbrojtja s’ka pasur qasje në të gjitha dokumentet e mbledhura gjatë hetimeve

Avokati mbrojtës: Mbrojtja nuk ka qasje në të gjitha dokumentet e mbledhura gjatë hetimeve lidhur me çështjen e z. Pjetër Shala. Nuk nguroj të argumentoj dhe parashtroj që një situatë e tillë është shumë e rëndë për sa i takon pasojave të saj në një çështje në të cilën ky dëshmitar nuk hezitoi që të pohoi se Prokurori i cili ishte përgjegjës në të kaluarën për hetimet në këtë lëndë i kishte manipuluar deklaratat e tij dhe hetimet. Duhet t’ju kujtohet kjo se ky dëshmitar, jam i sigurt që ju kujtohet, ky dëshmitar nën betim, nuk dua ta them emrin, deklaroi se kishte manipuluar deklaratën e tij. E pabesueshme por kjo është realiteti.

Kërkimi i së vërtetës është detyrë, këtë e ka bërë prokuroria por edhe ne si mbrojtës

Avokati mbrojtës: Kërkimi i së vërtetës është detyrë, detyrim për Prokurorinë, është rregull ajo. Dhe ju e dini shumë mirë sepse ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë lidhur me këtë. Ne në anën e Mbrojtjes nuk kemi frikë nga realiteti. Çdoherë që kemi pasur mundësi të marrim një deklaratë, kemi bërë përpjekje dhe jemi përpjekur që të sigurojmë një dëshmitar. Ka qenë e vështirë, shumë e vështirë. Pse? Sepse siç u tha edhe nga Prokuroria, dhe në këtë kanë plotësisht të drejtë, ekziston rreziku për dëshmitarët. Në këtë procedurë në veçanti, i vetmi person që ka bërë kërcënime është Dëshmitari 01, askush tjetër. Nuk ka patur kërcënime nga z. Shala apo dikush tjetër. Vetëm ky dëshmitar, përpara jush, nën betim gjatë një seance gjyqësore ka shprehur kërcënime ndaj z. Shala, gruas së tij dhe fëmijëve të tij.

Ndalimi arbitrar në një konflikt të armatosur jo ndërkombëtar nuk përbënte vepër penale në Kosovë në kohën në fjalë

Avokatja mbrojtëse: nga ligji në fuqi në kohën e ngjarjeve për të cilat bëhet fjalë. Ky është parim ligjor i mirë-vendosur dhe kërkon që kur gjykohen ngjarjet që kanë ndodhur në vitin 1999, ligji siç ishte në fuqi në vitin 1999, është ligji që duhet të zbatohet. Konventat e Gjenevës dhe Protokollet e tyre janë ratifikuar nga Republike Socialiste Federale e Jugosllavisë në vitin 1979. Për rrjedhojë kanë qenë në fuqi gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Tani problemi është artikulli i përbashkët 3 i Konventës së Gjenevës nuk përmban veprën penale të ndalimit arbitrar. Kur përcaktohet baza ligjore e kësaj akuze Prokuroria, duke përcaktuar këtë, Prokuroria nuk i’u referuar Kushtetutës së Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë e vitit 1974, nuk i’u referuan Kodit Penal të vitit 1977 dhe as nuk i’u referuan asnjë ligji vendor apo ndonjë traktati të ratifikuar. Kjo nuk është për shkak të pakujdesjes, por është për shkak se krimi i ndalimit arbitrar në një konflikt të armatosur jo ndërkombëtar nuk gjendet në asnjërën prej këtyre dispozitave ligjore. Ndalimi arbitrar në një konflikt të armatosur jo ndërkombëtar nuk përbënte vepër penale në Kosovë në kohën në fjalë.

Prokuroria nuk ka përmbushur kriterin e barrës së provës dhe nuk ka demonstruar elementet e veprës penale

Avokatja mbrojtëse: Përsërisim ato që kemi thënë, ne themi që Prokuroria nuk ka përmbushur kriterin e barrës së provës dhe nuk ka demonstruar elementet e veprës penale siç ka ndodhur në çështjen Mustafa. Po ashtu Prokuroria nuk ka dhënë asnjë provë që tregon se i Akuzuari ka arrestuar apo ka qenë i përfshirë në çdo formë në arrestimin apo lirimin e çdo personi. As nuk treguan që të ketë pasur ndonjë rol në vendimmarrje se kush duhej arrestuar, për sa kohë dhe kush edhe kur duhej liruar. Së dyti, Prokuroria nuk dha asnjë që të tregonte se i Akuzuari dinte apo kishte arsye për të ditur se atyre që u privuan nga liria, u privuan prej kësaj lirie në mënyrë arbitrare, pa u akuzuar formalisht apo pa përcaktuar nëse ka pasur arsye për të besuar se ishte e nevojshme të mbahej ndaluar ky person për shkak të arsyeve të sigurisë. Provat e paraqitura nga Prokuroria nuk tregojnë që z. Shala të ketë ditur se ka pasur ndonjë regjim për mënyrën se si privoheshin personat nga liria në Fabrikën e Metalit në Kukës pa arsye të vlefshme në mënyrë arbitrare. Nuk është paraqitur asnjë provë për të treguar që z. Shala mund të ushtronte ndonjë kompetencë, autoritet, kontroll ndaj atyre që ishin arrestuar, më falni ndaj atyre që arrestonin, ndalonin apo lironin të burgosurit.

Prokuroria nuk ka dhënë asnjë provë që të tregojë se një grup personash, mes të cilëve i Akuzuari, kishin rënë dakord të ndiqnin një plan të përbashkët kriminal për të ndaluar në mënyrë arbitrare civilët

Avokatja mbrojtëse: Prokuroria nuk ka dhënë asnjë provë që të tregojë se një grup personash, mes të cilëve i Akuzuari, kishin rënë dakord të ndiqnin një plan të përbashkët kriminal për të ndaluar në mënyrë arbitrare civilët. Përkundrazi, provat në të cilat mbështetet Prokuroria kanë treguar se në fakt nuk kishte asnjë marrëveshje por thjeshtë disa anëtarë të caktuar të UÇK-së, që këtu nuk përfshihet i Akuzuari, kanë vepruar në mënyrë individuale për të larë hesape të vjetra, zemërime të caktuara me të ndaluar të pretenduar.

Nuk është paraqitur asnjë provë që vërteton që i Akuzuari donte të vriste personin për të cilin akuzohet

Avokatja mbrojtëse: Nuk ka prova, nuk është paraqitur asnjë provë që vërteton që i Akuzuari donte të vriste këtë person. Përkundrazi, i Akuzuari, nuk kishte dijeni dhe nuk luajti asnjë rol në vrasjen e pretenduar. Ai është informuar për vdekjen e tij shumë kohë pas përfundimit të luftës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës…