Deklarata skandaloze në studion televizive: Shqiptarët e Shqipërisë i shesin dhe gratë te serbi për para

03 shtator 2024 | 22:56

Një deklaratë skandaloze është bërë së fundmi nga eksperti i arbitrimit në Kosovë, Hajriz Hajdari. Ky i fundit, i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, ka rëndë shqiptarët e Shqipërisë.

Ish-arbitri ka thënë se në Shqipëri “u intereson vetëm leku dhe asgjë tjetër”. Hajrizi shtoi se “shqiptarët e Shqipërisë edhe gratë e tyre i shesin te serbët”, duke patur parasysh emërimin e Aleksandër Veselinoviç si trajner i Partizanit.

“Në Shqipëri iu intereson leku, s’i intereson kujt ç’ka bën, tek bën, këta edhe gratë i shesin për serb, i shesin… dita-ditës. Nuk është ndonjë telash i madh për ta, ata lidhin dhe familje me ta (serbët), s’e lëre mo me i marrë paret e me udhëheq një ekip, duhet me u mësu, ka kalu ajo kohë”, tha ai ndër të tjera.

Kujtojmë se pak ditë më parë ishte aktori i njohur nga Kosova, Osman Azemi që tërhoqi vëmendjen dhe u kritikua për deklaratën e tij. Azemi u shpreh se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për Kosovën, pasi nuk kanë emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë.

Kjo deklaratë bëri bujë në media e rrjete sociale, duke ngjallur polemika të ndryshme.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Dardan Sejdiu ka kontestuar shifrat e dala nga raporti…