Deklaratat e Bekim Isufit dhe Mirel Josës
Drita e fitoi titullin e kampiones, pasi në ndeshjen ndaj Prishtinës luajti me rezultat 0-0. Ky është titulli i dytë në histori të skuadrës nga Gjilani.
Bekim Isufi, trajner i Dritës: “Janë emocionet e para. Vetëm të hënën mund të di se çfarë emocione kemi pas tash janë të përziera për faktin se ka qenë një finale. Mendoj se Drita e ka merituar të shpallet kampion, prandaj jam shumë i kënaqur. Mos të harrojmë një gjë se të gjitha ekipet kanë bërë konkurrencë dhe ka pas rivalitet të madh deri në fund”.
Mirel Josa, trajner i Prishtinës: “E pata thënë edhe para ndeshjes, duhet të ishim të qetë dhe ta kishim lojën në kontroll. E dimë cilësinë e Dritës, qoftë të qendërsulmuesit qoftë në krah, nuk duhet të shkonim me mendimin se duhet ta mbyllnim që në pjesën e parë. Lojtarët e mi u shqetësuan shumë dhe nuk e ruajtën gjakftohtësisë. Na u prishën ekuilibrat me ndëshkimin e Currit. Bëmë ndërrimet e duhura dhe lojtarët që mbetën në fushë e bënë punën mirë, por morali ra nga minuta në minutë, pastaj erdhi ndëshkimi i Dallkut. Drita e meritoi, pasi e administroi më mirë lojën”.