Deklaratat e Berishës, Rama: Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në “Twitter” lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Referuar artikullit të “Daily Mail”, i cili citonte ish-kryeministrin Berisha që e cilësonte Shqipërinë si vendin më të rrezikshëm në Evropë, Rama ka thënë se nuk je shqiptar nëse ia beson votën dikujt që sulmon Shqipërinë.
“Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj? Politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë një llum ku jo besimi po as vështrimi nuk duhet hedhur!”, ka shkruar Rama.
Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj? Politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë një llum ku jo besimi po as vështrimi nuk duhet hedhur!
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2022