“Deklaratat në Tiranë dhe Vietnam ia ‘varrosën’ shansin Kosovës për t’u njohur nga 5 vendet e BE-së”

02 gusht 2022 | 12:47

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova deri hënën ka pasur mundësi të marrë njohjen e pesë shteteve të Bashkimit Evropian (BE) që deri më tani nuk e njohin shtetin tonë “për shkak të rënies strategjike të Rusisë dhe izolimit të Serbisë”.

Ai ka thënë se qëndrimi i kryeministrit të Spanjës në Tiranë dhe ai i ministrit të jashtëm grek në Vietnman, kanë qenë kundër njohjes së pavarësisë, dhe sipas tij, këto e “varrosë përfundimisht një momentum dhe shanse historike për një kohë të gjatë”.

“Argumenti i rrejshëm i tyre kur GjND-ja e ka vulosur ligjshmërinë e pavarësisë sonë, është vetëm hipokrizi dhe është vetëm në shërbim të Rusisë dhe assesi të BE-së! Koha para nesh është një kohë e vetmisë dhe papërgjegjësisë së qeverisë Kurti”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez të hënën nga Tirana ka folur edhe për qëndrimin e Spanjës ndaj njohjes së Kosovës, duke deklaruar se është shkelur e drejta ndërkombëtare. “Miqtë e mirë si Shqipëria dhe Spanja mund të kenë mosmarrëveshjet e tyre. Ne mendojmë se është një shpallje e njëanshme e pavarësisë dhe mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare, ndaj nuk mund të jemi pro këtij pranimi. Këtë e themi me gjithë respektin që kemi për popullin shqiptar. Është një mendim që e ndajmë me Shqipërinë, por kjo nuk do të thotë se në kuadër të integrimeve evropiane nuk e promovojmë dialogun ndërmjet Serbisë dhe Prishtinës. Ky është pozicioni që kemi. Edhe miqtë e mirë mund të kenë dallime apo kontradikta mes njëri-tjetrit”, ka thënë kryeministri spanjoll.

Lidhur me Kosovën është pyetur edhe ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili të hënën ka qëndruar qendruar në një vizitë në Vietnam.

Ai ka thënë se stabiliteti dhe siguria në rajon është e rëndësishme për Greqinë, derisa kërkoi që të respektohet e drejta ndërkombëtare.

Dendiasi ka thënë është mjedisi ai që do t’i lejojë Kosovës dhe Serbisë të diskutojnë dhe t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Bratislava Buba-Morina ka…