Deklaratë e përbashkët e kryetarit të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt për zgjedhjet lokale
Kryetari i Mitrovicës, Vushtrrisë e Skenderajt kanë zhvilluar një takim të përbashkët në prag të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, ku kanë diskutuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale.
Kryetari Agim Bahtiri, Bekim Jashari e Xhafer Tahiri i kanë ofruar gjithë mbështetjen logjistike KKZ-ve në mënyrë që zgjedhjet të organizohen sa më mirë.
Të tre kryetarët po ashtu ftojnë mediet lokale që në prag të zgjedhjeve, por edhe gjatë fushatës të jenë të paanshme e të informojnë publikun drejtë për të gjitha zhvillimet në komunat e regjionit 02.
Në këtë drejtim, kryetari Bahtiri, Jashari e Tahiri shprehin shqetësimin e tyre për disa portale si “Jepi zë” që në javët e fundit me shkrime të pabazuara e tendencioze janë vënë në shërbim të përhapjes së lajmeve të pabazuara që dezinformojnë qytetarin e publikun.
Kryetarët e këtyre komunave mirëpresin bashkëpunimin me portalet e mediet lokale por nuk i nënshtrohen shantazhit që ka për qëllim përfitim material në funksion të ‘lajmeve pozitive’.