“Deklarime Cirku”- Doarsa Kica e quan “të dehur” Albulena Haxhiun
30 korrik 2024
| 00:04
Doarsa Kica-Xhelili, e cila ishte pjesë e Listës ‘Guxo’ në koalicion me partinë e Albulena Haxhiut, e ka quajtur këtë të fundit “të dehur”.
Kica-Xhelili me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se “Ministren e Drejtësisë e kemi definitivisht, dhe moti, të dehur”.
“Deklarime cirku që nuk meritojnë as reagim më të thelluar”, vijon postimi i saj.
Deputetja e LDK’së ka bërë këtë reagim pas deklarimeve të fundit kontroverse të Haxhiut lidhur me sistemin e drejtësisë në Kosovë.