Deklarimi i të ardhurave, Qeveria e Shqipërisë shtyn afatin e dorëzimit deri më 30 qershor
06 maj 2021
| 10:04
Qeveria e Shqipërisë ka shtyrë për dy muaj afatin për dorëzimin e deklaratës vjetore individuale të të ardhurave për të gjithë individët me të ardhura mbi 2 milionë lekë.
Përmes një akti normativ, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e 30 qershorit si afatin e fundit për dorëzimin e saj pranë administratës tatimore.
Po në këtë datë, do të kryhet edhe pagesa e detyrimit nëse individët kanë një të tillë.