Deklarohet Kurzi për masën ndaj Serbisë: Të respektohet marrëveshja e CEFTA-s
23 nëntor 2018
| 18:57
Për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të vënë masë ndaj produkteve serbe është deklaruar edhe kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.
Kurz ka bërë thirrje që të respektohet marrëveshja e CEFTA-s.
“Më vjen keq që Kosova ka vendosur tarifa ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Duhet mbështetur në bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshjes e CEFTA-s për tregti të lirë, nga e cila përfiton gjitha rajoni”, ka shkruar Kurz në “Twitter”.
“Na duhet t’i thyejmë barrierat në vend se të ngriten të reja”, ka thënë ai.