Deklarohet Lumir Abdixhiku: Numrin e bëj unë, jo numri mua
17 janar 2021
| 16:05
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në listën e kandidatëve për deputetë, ka renditur të njëmbëdhjetin Lumir Abdixhikun. Se a i ka mbetur hatri, është përgjigjur vetë Abdixhiku.
Nga analistët politikë, kjo është parë si një ndëshkim nga partia kundrejt Abdixhikut, pasi ky i fundit nuk ishte i zëshëm në mbrojtje të partisë, gjatë kohës kur LDK po sulmohej më së shumti.
Por, Abdixhiku ka thënë se nuk ka kurrfarë hidhërimi ndërmjet tij dhe partisë.
“Asnjë hidhërim. Numrin e bëj unë, jo numri mua”, ka deklaruar Abdixhiku për “Express”.
Abdixhiku i cili ishte përmendur edhe si emri ideal për t’i prirë listës së LDK-së në këto zgjedhje, në zgjedhjet e kaluara kur ishte renditur i katërti në listë, kishte marrë 29 mijë e 531 vota.