
Deklarohet presidenti për zhvillimet e fundit rreth Speciales
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua sot rreth zhvillimeve të fundit për sa i përket edhe tentimit për shfuqizimin e Speciales.
Ai ka thënë se mes gjitha spekulimeve, është e rëndësishme që të vazhdohet për siguri për të ardhmen e vendit dhe për proceset e saj demokratike.
“Mes spekulimeve është e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe për proceset e saja demokratike. Shoqëria dhe udhëheqësia e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuara për demokraci, sundim të ligjit, pajtim, dialog dhe marrëdhënie në baza të barabarta dhe të drejta”, ka shkruar Thaçi në “Twitter”.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar mbrëmë të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të rrëzuar Gjykatën Speciale.
Pas kësaj, urgjentisht Thaçi e Haradinaj patën një takim në presidencë, por megjithatë nuk dihet se çka saktësisht u bisedua.