Deklarohet vajza e të moshuarës në Pejë, thotë se është tmerruar nga rasti
Një rast tejet i rëndë ka ndodhur së fundi në Pejë. Në shtëpinë të moshuarve “Orenda” në Pejë, një grua e moshuar është rrahur fizikisht nga disa infermiere.
Ky rast është bërë publik sot, përmes një video-incizimi.
Pos kësaj ka reaguar Policia e Kosovës, ku ka arrestuar të dyshuarën kryesore si dhe infermieren përgjegjëse të ndërrimit në këtë rast.
Por në një lidhje telefonike për “RTV Dukagjini” është deklaruar edhe vajza e të moshuarës, e cila është shprehu e tmerruar dhe në një gjendje jo të mirë emocionale.
Telefonin e saj e ka kapur pas pak çasteve, bashkëshorti, i cili ka thënë se me të marrë informatën ka lajmëruar policinë në rajonin e Gjakovës.
“E kam lajmëruar policinë e Gjakovës, siç duket e kanë arrestuar, të shohim tash kush është ajo pse është përdorur ajo dhunë”, ka thënë dhëndri i të moshuarës.
Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë deklaruar se të dyshuarat në këtë rast janë ndaluar për 48 orë.