Dekorohet familja e Sabit Zogajt, në shtëpinë e së cilës ishte vendosur qeveria e përkohshme
Familjes së Sabit Zogajt i është ndarë “Urdhri i Lirisë” për shkak se në shtëpinë e kësaj familje ishte vendosur Qeveria e përkohshme e Kosovës dhe komandanti i përgjithshëm i UÇK-së.
Në 20-vjetorin e themelimit të TMK-së, dy ish-shefet e shtabit përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku dhe Bislim Zyrapi, kanë vizituar shtëpinë ku ishte vendosur Qeveria e përkohshme e Kosovës dhe komandanti i përgjithshëm i UÇK-së.
Familjes së Sabit Zogajt, pronarë të shtëpisë, këshilltari i presidentit të Republikës së Kosovës, Bislim Zyrapi, në emër të presidentit Thaçi ia ka ndarë dekoratën “Urdhri i Lirisë”, për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës.
Sabit Zogaj, i cili ka pranuar këtë dekoratë, ka thënë se ato ishin ditët më të lavdishme për gjithë popullin.
“Janë emocione të veçanta, kur kujtojmë pas 20 viteve të gjitha ato që janë ditët më të lavdishme për ne dhe gjithë popullin e Kosovës”, ka thënë Zogaj.