Dekorohet sheshi i Ferizajt për nder të 150-vjetorit të themelimit të qytetit

12 qershor 2023 | 16:25

Komuna e Ferizajt po shënon 150-vjetorin e themelimit të qytetit me aktivitete të shumta, kryesisht kulturore, artistike dhe sportive.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka postuar disa fotografi të sheshit të qytetit, i cili është dekoruar për nder të 150-vjetorit të themelimit të Ferizajt, dhe ka marrë një pamje magjepsëse.

“Nën flamujt e vitlindjes së Ferizajt, dritave të shumta dekorative, sheshi i Ferizajt ka marr pamje magjepsëse për shënimin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka uruar 24-vjetorin e Ditës…