Dekretimi i Kurtit për mandatar të qeverisë, LDK-ja nesër mbledh Kryesinë
20 janar 2020
| 14:07
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë me dije se nesër (e martë) do të mbajë mbledhjen e saj të Kryesisë.
Ky vendim vjen pas zhvillimeve të fundit politike në vend, pas mandatimit të Albin Kurtit për kryeministër të Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi.
Mbledhja e Kryesisë së LDK-së pritet të mbahet në ora 14:00, në selinë qendrore të kësaj partie, në Prishtinë.