Dekretohet Ligji për rimëkëmbjen ekonomike

06 dhjetor 2020 | 12:31

Ligji për rimëkëmbjen ekonomike është dekretuar nga Zyra e Presidencës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Artan Murati këshilltar i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Murati ka pohuar se dekretimi i Ligjit është bërë në momentin që është sjellë nga Kuvendi.

“Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është dekretuar dje, në momentin që është sjellë nga Kuvendi”, ka thënë Murati.

Të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kanë votuar në lexim të dytë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike nga pandemia Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Paris-Saint Germain, Thomas Tuchel, ka folur për spekulimet…