Del autopsia për vdekjen e Maradonës

23 dhjetor 2020 | 12:28

Së fundmi mediat argjentinase kanë zbuluar detajet e autopsisë së trupit të Diego Maradonës, para se të ndërronte jetë. Sipas ekspertizës së bërë pas vdekjes, thuhet se Maradona nuk ndërroi jetë menjëherë, por pas 6 deri në 8 orë vuajtjesh.

Gjithashtu në organizëm nuk janë gjetur gjurmë alkooli apo edhe drogë, pro vetëm ilaçe të ndryshme, duke ditur se vetëm pak kohë më parë ai u bë operacion.

Megjithatë ka ende pretendime, se legjendës argjentinase i jepeshin ilaçe, por jo ato për të cilat ai kishte nevojë. Autopsia përcaktoi se Maradona ndërroi jetë nga problemet me mushkërinë dhe zemrën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka publikuar një sondazh…