Del Bosque: Reali dhe Barça nuk duhet të ankohen në VAR

25 dhjetor 2019 | 16:14

Në Spanjë kanë shpërthyer polemikat me gabimet e bëra nga VAR-i, sidomos te Reali i Madridit dhe Barcelona.

Por për t’ua mbyllur gojën të dyja klubeve ka menduar ish-trajneri i Spanjës dhe i “Los Blancos”, Vicente Del Bosque, që nuk ka përdorur gjuhë të mesme në një intervistë për “Radio Marca”.

“Askush nuk duhet të ankohet për VAR-in, të gjithë favorizohen një ditë dhe dëmtohen një ditë tjetër nga teknologjia. Skuadrat e mëdha në Spanjë, mbi të gjitha, duhet ta qepin gojën dhe të japin shembullin për të gjitha skuadrat e tjera sa i takon me sjelljen ndaj gjyqtarit”, ka thënë Del Bosque.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në moshën 58-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, ka…