Del edhe një pasardhës i Hasan Prishtinës, prezanton medaljen që e mbante patrioti (Video)
Edhe një familje shqiptare nga Kosova po pretendon se është pasardhëse e Hasan Prishtinës.
Afrim Berisha, nga Mitrovica, ka thënë se trungu familjar i familjes së tij, i vërtetuar edhe nga historianët, tregon se familja e tij është pasardhëse e patriotit Prishtina.
Gjatë emisionit “Frontal, në televizionin T7, ai ka treguar fakte që, sipas tij, dëshmojnë lidhjen e ngushtë që kanë me Hasan Prishtinën.
Berisha ka prezantuar një medalje, të cilën familja e tij e mban të fshehur tash e sa kohë.
Kjo medalje, sipas Berishës, i takon Hasan Prishtinës, dhe të njëjtën e ka bartur patrioti sa ka qenë gjallë.
Berisha ka thënë që në Ambasadën e Shqipërisë janë paraqitur edhe pesë persona, të cilët pretendojnë se i takojnë familjes së Hasan Prishtinës, e që, sipas tij, ata janë vetëm gënjeshtarë.