Del kostumi revolucionar për jetën e natës pas pandemisë (Foto)
02 maj 2020
| 12:09
Në pritje të vendimit se kur do të hapen disko dhe klubet e natës një kostum polifenileteri është prezantuar për të mbrojtur adhuruesit e jetës së natës nga koronavirusi.
Veshja, e quajtur “Micrashell”, u krijua nga studioja e “Production Club” në Los Angeles, me qendër në Spanjë dhe lejon njerëzit të mblidhen dhe festojnë në siguri totale, duke shmangur rrezikun e infektimit.
Midis “pajisjeve” në këtë kostum janë instaluar një sistem furnizimi me pije, bokse të integruara, mundësinë për të përdorur smartphone-in, kamera sigurie dhe një helmetë për të marrë frymë. Sipas stilistëve, madje ekzistonte mundësia për të bërë seks pa e hequr tutën.