Del lista e këngëtarëve shqiptarë që do të jenë në një skenë me Goran Bregoviqin

13 gusht 2021 | 14:24

Të gjithë artistët e ftuar nga Kosova për të performuar në “Festën e Birrës” në Korçë kanë refuzuar të jenë në këtë festival për shkak të këngëtarit serb, Goran Bregoviq, për të cilin pretendohet se ka frymëzuar ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Capital T, Dafina Zeqiri, Dren Abazi e shumë artistë të tjerë janë ndër emrat e këngëtarëve të Kosovës që janë tërhequr nga “Festa e Birrës”, teksa këtë gjë nuk e kanë bërë këngëtarët shqiptarë, të cilët do dalin të këndojnë në të njëjtën skenë ku do këndojë dhe Goran Bregoviqi.

Listës së këngëtarëve të cilët do të performojnë i shtohen tre “muskutjerët”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi deri tek Vikena Kamenica. Pjesë do jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Prifti dhe Orgesa Zaimi.

Për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë që të dëgjojnë Bregoviçin ata do të duhet të pajisen me një biletë e cila kushton 1 000 lekë.

Ndërkohë që ditën e djeshme “Birra Korça” i ka bërë thirrje Bashkisë së qytetit që të heqin biletën pasi “Festa e Birrës” është e qytetarëve dhe ata duhet ta shijojnë atë falas si çdo vit tjetër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm një infermier është në dispozicion për njëzet pacientë me…