Del në ankand avioni i braktisur i Elvis Presleyt
05 korrik 2018
| 12:05
Në kohët e arta Elvis Presley kishte tre aeroplanë. Momentalisht dy janë në Graceland, në shtëpinë e ish-rokerit të famshëm në Memphis, Tennessee.
Një, në pronësi private, është mbajtur për 36 vjet në aeroportin e vogël të Rosvelit në Nju Meksiko dhe do të dalë në shitje në internet me një çmim të vlerësuar rreth 2-3 milionë dollarë. Ofertat do të pranohen deri më 27 korrik.