Del në ankand Ferrari i fundit që pilotoi Michael Schumacher
29 tetor 2024
| 14:33
Në Sotheby’s, kompania prestigjioze e ankandit, do të dalë në shitje makina Ferrari 248 F1, e pilotuar nga ish-piloti gjerman Michael Schumacher në sezonin 2006 të Formula 1.
Kjo ishte makina e fundit Ferrari e pilotuar nga Schumacher, i cili u rikthye katër vite më vonë në pistat e F1, por më Mercedes.
Njëvendëshja me të cilën piloti gjerman debutoi në Imola 2006, mori pole position dhe fitore.
Ajo u përdor për herë të fundit në garën e Monza. Më pas, ajo makinë u ble në vitin 2007 nga një koleksionist ende enigmë, i cili sot vendosi ta nxjerrë në ankand.
Çmimi fillestar për blerjen e saj është mbi 10 milionë dollarë.