Del në ankand kapelja që ka mbajtur Michael Jackson kur ka realizuar kërcimin e parë ikonik
Pak para se të performonte “moonwalk”-in e tij të parë, një lëvizje kërcimi e krijuar nga vetë ai, Michael Jackson hodhi kapelen e tij nga skena dhe 40 vjet më vonë ajo do të dalë në ankand në Paris.
Ishte më 25 mars 1983, kur u festua 25 vjetori i ekzistencës së shtëpisë së famshme botuese Motown.
Mbreti i popit në kulmin e famës hoqi kapelen duke kënduar këngën e tij hit “Billie Jean”, një hit që u transmetua më 16 maj 1983 nga NBC amerikane.
Vlera e kapelës llogaritet nga 60.000 deri në 100.000 euro dhe do të jetë atraksioni kryesor në ankandin që do të mbahet më 26 shtator në Hotel Drouot në Paris.
Eventi organizohet nga galeria Artpèges dhe shtëpia e ankandeve Lemon Auction, e cila shkaktoi një sensacion vitin e kaluar me kitarën e Noel Gallagher, të shkatërruar në natën e ndarjes së Oasis. Është shitur 385500 euro me kosto shtesë.
Një burrë i quajtur Adam Kelly mori kapelën e Xheksonit, “duke menduar se stafi i këngëtarit do të vinte për ta marrë atë, por ata nuk e bënë“, tha Arthur Perault nga galeria Artpeges, duke shtuar se vlera e artikujve të Jackson kishte rënë kohët e fundit për shkak se “shitja e falsifikimeve dhe akuzat ndaj tij”.
Kelly e mbajti kapelen për disa vite dhe më pas ia shiti një koleksionisti amerikan. Kapela ka kaluar nëpër disa koleksione private dhe tani është duke u shitur në ankand në Paris.
“Është modeli i parë i kapelës që mbreti i popit mbante në performancat e tij”, thekson Perault.
Ankandi përfshin, ndër të tjera, një kitarë në pronësi të lojtarit legjendar të blues T-Bone Walker, e cila mund të arrijë një çmim deri në 150,000 euro, një kostum të veshur nga Martin Gore nga Depeche Mode dhe një nga rekordet e arta të Madonës.