Del në ankand makina në të cilën u vra Tupac Shakur!
BMW 7-Series e vitit 1996, makina në të cilën u vra Tupac Shakur, është duke kërkuar një shtëpi të përhershme, por që çmimi i saj është mjaft i lartë. Car Scoops kishte shkruar edhe më herët për makinën e njëjtë, atëherë kur kishte dalë në shitje nga Celebrity Cars në Las Vegas, me një çmim prej 1.75 miliard dollarëve. Makina mbetet në shitje që nga ajo periudhë, me shitësin i cili akoma kërkon çmimin e njëjtë.
Duke folur për mediat lokale, Ryan Hamilton, menaxheri kryesor i Celebrity Cars, tha se interesimi mbi makinën është rritur gjatë javëve të fundit, pasi u raportua se policia ka bastisur shtëpinë e një burri në Nevada, i cili lidhet me vrasjen e Tupac. “Ne kemi pasur interes ndërkombëtar dhe të interesuarit priren të jenë blerësit më seriozë”- deklaroi Hamilton. “Tupac dhe ajo se çfarë ka bëri ai janë një fenomen në të gjithë botën”-shtoi ai.
Rëndësia e kësaj 7-Series nuk dihej deri në vitin 2017. Hamilton shton se pasi makina u qëllua gjatë të shtënave që vranë Shakur, ajo u riparua dhe më pas u shit për publikun e gjerë. Që nga shkurti i 2017-shit makina është listuar në ankand me çmime të ndryshme, por që nuk është shitur akoma.