Del në ankand makina që drejtoi Paul Walker në “Fast & Furios”
25 maj 2021
| 23:04
Makina Toyota Supra e drejtuar nga aktori Paul Walker në filmin e parë “Fast & Furios” pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm.
Supra është një model i veçantë, pasi ka një motor me gjashtë cilindra të linjës turbo dhe me një kambio automatike me katër shpejtësi.
Ankandi për Toyota Supra të vitit 1994 do të mbahet nga 17-19 qershori, por ende nuk ka një çmim se me sa do të fillojë.
Makina u ndërtua nga Eddie Paul për filmin e parë dhe u modifika për filmin e dytë. Duke qenë se është përdorur nga aktori i ndjerë, kjo makinë mund të shitet për ndonjë shifër marramendëse.