Del në ankand xhaketa që ka veshur Michael Jackson në reklamën e ‘Pepsi’
Një nga veshjet ikonike të Michael Jackson do të dalë në ankand dhe ka të ngjarë të ketë një çmim të lartë.
Bëhet fjalë për xhaketën prej lëkure bardhë e zi të veshur nga Mbreti i Pop-it gjatë një prej reklamave të tij ‘Pepsi Generation’ në vitin 1984. Në klipin komercial, këngëtari legjendar kërcen në rrugë me një grup fëmijësh.
Kjo ishte reklama e parë e Xheksonit për Pepsi, gjë që e bën këtë veshje që ai veshi në xhirime edhe më të veçantë dhe me sa duket, mjaft e vlefshme. Xhaketa do të jetë në shitje që nga 10 nëntori përmes Propstore dhe sipas TMZ mund të kushtojë nga 230,000 deri në 460,000 dollarë.
Sa i përket mënyrës se si përfundoi në shitje, xhaketa iu dha Wedell Thompson shumë kohë më parë, babai i të cilit ishte një estetist që punonte me Michael Jackson. Thompson tha se ai në fakt e mori xhaketën direkt nga Mbreti i Popit në vitin 1983 (para se të transmetohej reklama) gjatë një takimi me të në Orlando.
Takimi u zhvillua gjatë hapjes së suitës personale të Jackson në Hotel Royal Plaza të Disney World, që ishte një ngjarje e madhe në atë kohë.
Thompson zbuloi se ai e ka mbajtur këtë artikull të çmuar për vite tani, por në këtë pikë, ai është gati ta kalojë atë dhe të korrë shpërblimet financiare. Në të njëjtën kohë, ai synon t’i përdorë paratë për të ndihmuar fëmijët dhe familjen e tij, duke shpresuar se kjo shumë do të vendosë një bazë solide për të gjithë.