Del në gjueti, nga pakujdesia plagos dy persona
Policia në Kamenicë ka arrestuar një të dyshuar i cili derisa ishte në gjueti, nga pakujdesia ka qëlluar dy persona.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kamenicë, ku i dyshuari kishte qenë në gjueti dhe ka plagosur viktimat.
Sipas raportit 24-orësh të policisë viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit.
Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar tri pushkë gjuetie me 64 fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti derisa ishin për gjueti (në rekreacion) nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri dy viktima m/k. Viktimat janë duke u trajtuar në spitalin e Gjilanit. Nga të njëjtit janë konfiskuar tri pushkë gjuetie me 64 copë fishkë dhe leje përkatëse. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.