Del në shitje Bentley i përdorur nga Mbretëresha Elizabeth
E dini cilat janë të dhënat ideale për shitësit e makinave? Me pak kilometra të bëra, servis i vazhdueshëm dhe një pronare e kujdesshme.
Por gjithçka bëhet edhe më e lehtë kur blerësve të mundshëm ju tregon se ish-pronarja është Mbretëresha e Anglisë.
“Daily Mail” shkruan se këtë makinë e ofron “Bramley Motor Car” në Surrey, një Bentley Mulsanne me ngjyrë të gjelbër Barnato, që është larguar nga grupi i veturave të mbretëreshës në vitin 2015. Vetura ka vetëm katër mijë e dhjetë kilometra të kaluara.
Sidoqoftë, kjo ia rrit çmimin mjetit. Një veturë e këtij modeli, e cila nuk është përdorur nga mbretëresha, mund të gjendet me çmim prej rreth 80 mijë paund. Por ofertat për veturën e veçantë sillen rreth 200 mijë paund.
Jack Morgan-Jones, i cili është menaxheri i kompanisë që shet makina, e ka konsideruar veten me fat që është në gjendje të shesë një makinë të tillë.
“Ne jemi goxha me fat, sepse kemi pasur disa vetura mbretërore. Vitin e kaluar shitëm një Range Rover që u përdor për ta transportuar çiftin Obama gjatë vizitës shtetërore dhe që u vozit nga Princi Filip”, është shprehur ai.
Në faqen e kompanisë që tregton makina, ofertat shkojnë deri në 200 mijë funte, por çmimi i është vendosur 179 mijë funte ose rreth 205 mijë euro.