
Del në shitje libri i ‘Kërkimi shkencor dhe realiteti’ i autorit Hajdin Abazi, mund ta porositni në platformën ‘Amazon’
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe profesori Hajdin Abazi, ka botuar librin e tij më të ri: “Kërkimi shkencor dhe realiteti – Avancimi i njohjes përmes luftës kundër besimeve të rreme”.
Ky libër është botuar në gjuhën angleze dhe mund ta porositni për ta blerë në platformën online “Amazon”.
Libri “Kërkimi shkencor dhe realiteti – Avancimi i njohjes përmes luftës kundër besimeve të rreme” ofron njohuri të avancuar të kërkimit shkencor.
“Ne jetojmë në një botë që duket e thjeshtë por është shumë komplekse. Ne përpiqemi ta kuptojmë atë në mënyra të ndryshme, por më e suksesshmja është njohja shkencore”, është thënë në pasqyrën e këtij libri.
Po ashtu, në pasqyrën e këtij libri jepen detaje se si funksionon kërkimi shkencor.
“Çfarë roli mund të luajnë teoritë, metodat dhe metodologjitë në kërkimin shkencor? A janë provat objektive siç besohej ndër shekuj? A ka rëndësi gjuha në lidhje me faktet? Si ndihmojnë rregullat dhe si mund të bëhen pengesë? Kur mund të vihen ne veprim kundër-rregullat e lojës? Dhe a luan e vërteta një rol vendimtar apo shkenca mund të funksionojë edhe pa të? Kur të gjitha parimet që besohej se ishin të qëndrueshme kanë dështuar, si mundet shkenca të përparojë drejt kuptimit të realitetit dhe fitimit të njohurive? Të gjitha këto çështje janë trajtuar në këtë libër, nga pikëpamja e filozofisë së shkencës dhe me një thjeshtësi që të gjithë mund ta kuptojnë përmbajtjen e tyre”, është thënë në pasqyrën e librit “Kërkimi shkencor dhe realiteti – Avancimi i njohjes përmes luftës kundër besimeve të rreme”, i autorit Hajdin Abazi.
Librin më të ri të Hajdin Abazit mund ta porositni: KËTU