Del në shitje libri “Shtet i ri, burrë shteti modern, Hashim Thaçi – Një biografi

17 shtator 2023 | 01:07

Libraria “Artini-Toena” nxjerr në shitje botimin e ri të librit “Shtet i ri, burrë shteti modern- Hashim Thaçi – Një biografi”, i autorëve Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Çmimi i këtij libri është 15 €uro, ndërsa transporti në gjithë Kosovën është gratis.

Kështu ka bërë të ditur Libraria Artini-Toena përmes llogarisë së vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Botim i ri!

Roger Boyes dhe Suzy Jagger – Shtet i ri, burrë shteti modern – Hashim Thaçi – Një biografi

Kosova ka përshkuar një udhëtim të pabesueshëm, dhe një njeri i rëndësishëm për zhvillimin e këtij bastioni të demokracisë në Ballkan, është z. Hashim Thaçi. Që kur ishte djalë i ri, ende pa mbushur të tridhjetat, ai kryesoi delegacionin shqiptar të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në kështjellën e Rambujesë në Francë.

Thaçi u ul në tavolinë si figurë, për të cilin dihej pak, por pas mbylljes së konferencës dy javë më vonë, ai u pranua si zëri i arsyes në një kohë ndasish të mprehta brenda vendit. Fati i Kosovës ishte në dorë të aftësive të admirueshme të Thaçit për të bindur kolegët e tij luftëtarë të bënin kompromis – një detyrë jo e lehtë për ata në terren, të cilët ishin bërë dëshmitarë të krimeve çnjerëzore të kryera nga forcat serbe.

Çmimi: 15 euro (transporti falas)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Blerim Latifi Më ra këto ditë në dorë libri…