Del në treg makina fluturuese
01 tetor 2018
| 11:21
Nga muaji i ardhshëm në tregun botëror pritet të dalë makina fluturuese. Dy automjetet e para hibride-elektrike me dy ulëse, që mund të kalojnë në modele fluturuese në më pak se një minutë, do të jenë të gatshme të blihen që nga muaji i ardhshëm. Sipas prodhuesit të tyre “Terrafugiua”, që i përket kompanisë simotër të Volvos, vetura mund të fluturojë deri në 640 km, me një shpejtësi maksimale prej 160km/h.