Del në treg parfumi i rrallë, për të gjithë ata që duan të vijnë erë… proshutë

26 qershor 2022 | 18:32

Një kompani amerikane ka nxjerrë në treg një parfum që mban aromë të pazakontë, atë të proshutës.

Wright N°100 është prodhuar për të festuar 100-vjetorin e kompanisë dhe kushton rreth 20 dollarë në faqen e internetit Wright100.com.

Parfumi është për të dyja gjinitë dhe është krijuar në bashkëpunim me Ann Gottlieb, e cila ka bërë edhe parfume për klientë si Britney Spears, Victoria’s Secret dhe Calvin Klein.

Përveç aromës së proshutës, parfumi ka edhe aromë molle dhe druri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putin do të vizitojë dy shtete të vogla ish-sovjetike…