Del për herë të parë “Galaxy S10”, ja si do të duket

07 janar 2019 | 11:20

Insajderi i njohur i industrisë së smartfonëve Evan Blass ka publikuar në rrjetin social “Twitter” një foto të “Galaxy S10”. Është fotoja e parë e qartë e smartfonit të shumëpritur të “Samsung” i cili do të debutojë muajin e ardhshëm. Ikonat në ekran janë fshehur por jo ekrani Infinity-O me kamerën e vendosur nën të.

Telefoni i parë me këtë ekran ishte “Galaxy A8s” prezantuar në dhjetor. “Samsung” është prodhuesi i cili nuk ka ndërtuar asnjë telefon me “notch” dhe ka vendosur ta anashkalojë të tërën. Kamera e re, një dizajn i njohur si “hole-punch” pritet të jetë trendi i smartfonëve vitin e ardhshëm, ka raportuar “PCW”. Tre modele “Galaxy S10” priten këtë vit të dalin me emrat të koduar “Beyond 0”, “Beyond 1” dhe “Beyond 2”. “Beyond 0” do të jetë varianti buxhetor konkurrent i “iPhone XR”. “Beyond 1” do të jetë versioni standard dhe “Beyond 2 Galaxy S10 Plus”./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Burim Ramadani,…