Del për herë të parë videoja e plotë e vrasjes së George Floyd, çfarë nxori ekspertiza
Është publikuar për herë të parë videoja e vdekjes së George Floyd, i cili shihet teksa i lutet policisë të mos e qëllojë. Ai u ndalua nga policia pas një denoncimi se kishte blerë në market me 20 dollarë false.
Videoja është paraqitur e plotë sot në seancën gjyqësore ku ish oficeri Derek Chauvin është i akuzuari kryesor për vrasje me dashje. Oficeri i drejton armën gjithë kohën George Floyd teksa ky i fundit i thotë se nuk është djalë i keq: Të lutem mos më gjuaj, të lutem mos, unë nuk e dija.
Juristët panë videon e plotë, ndërsa gjyqi i vrasjes së tij vijon në ditën e tretë. Chauvin 45 vjeç, përballet me tre akuza: për vrasje të shkallës së dytë dhe të tretë si dhe akuzën veç për vrasje të shkallës së dytë. Prokurorët thonë se qëndrimi i tij shtrirë me këmbën mbi qafë zgjati 9 minuta e 29 sekonda.