Del Piero kritikon Ronaldon: Ishte një reagim i tepruar

30 mars 2021 | 17:40

Veprimi i Cristiano Ronaldos duke hedhur poshtë shiritin e kapitenit pas golit të anuluar ndaj Serbisë ka bërë xhiron e botës dhe kanë qenë të shumta kritikat drejtuar yllit portugez.

Legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero, në një intervistë për “ESPN” kritikoi ashpër sulmuesin portugez për gjestin e tij aspak të hijshëm, duke e cilësuar një reagim të tepruar për dikë që paraqet një ikonë futbolli si Ronaldo.

“Ishte një reagim i tepruar, nuk duhej të vepronte në atë mënyrë. Është normale të jesh i nervozuar dhe ta ngresh zërin ndaj gjyqtarit, por të hedhësh shiritin e kapitenit në atë mënyrë është diçka e tepërt për dikë që e cilëson veten si kapiten kombëtareje dhe një ikonë e futbollit”, ka thënë Del Piero.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kundërshtuar vendimin e…