Del Piero: Me kaq shumë tifozë kundër, më e lehtë për t’u përqëndruar në lojë

15 qershor 2024 | 20:44

Më pak se dy orë nga nisja e sfidës mes Italisë dhe Shqipërisë, në mikrofonin e Sky Sport, ka folur edh eish legjenda bardh e zi, Aleks Del Piero.

Vëmendja kryesore ishte pikërisht “pushtimi” i Signal Iduna Park, nga tifozët e shumtë të kombëtares tonë.

“Të kesh kaq shumë tifozë kundër ka aspekte si aspekte pozitive dhe negative. Pozitiv është fakti që kur i ke tifozët kundër, e ke më të thjeshtë të përqëndrohesh tek takimi, por padyshim aspekti tjetër negativ në këtë rast është se skuadra kundërshtare merr një shtysë të madhe dhe absolutisht është më e motivuar”, theksoi Del Piero.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm disa ditë pas çlirimit të Prishtinës, ushtarët britanikë zbuluan…