Del Piero: Messi ishte i pushtuar nga djalli
Ish-kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero ka realizuar plot eurogola nga gjuajtjet e lira, por ai i Leo Messit ndaj Liverpoolit është special. Italiani i famshëm ka folur për “Sky Sport” për golat e Messit dhe paraqitjen e tij fantastike në ndeshjen e parë gjysmëfinale.
“Mendoj se Messi ishte i pushtuar nga djalli në këtë ndeshje. Edhe goli i parë i Leos nuk ishte i lehtë. Shikoni me çfarë ëmbëlsie e kontrollon topin që kthehet nga traversa. Sa i përket golit të dytë nga 27 metra, të godasësh me atë precizon dhe forcë (91 km/h shpejtësia e topit) është çmenduri. Kur ke në ekip lojtarë të këtij niveli, në një mbrëmje të Ligës së Kampionëve ata ta fitojnë ndeshjen të vetëm. Alisson? Nuk u vendos mirë, por sinqerisht mendoj se edhe me një lojtar më shumë në mur, asgjë nuk do të kishte ndryshuar. Messi analizoi situatën dhe gjeti zgjidhjen. Sërish do të kishte shënuar”, ka thënë Alessandro Del Piero.