Del Piero: Nuk pajtohem me atë çfarë tha Buffon për gjyqtarin
Legjenda e Juventusuit, Alessandro Del Piero, ka thënë se nuk është dakord me fjalët e thënë nga Gianluigi Buffon për gjyqtarin Michael Oliver, duke thënë se pas disa ditësh do të mendojë ndryshe.
Gjyqtari anglez akordoi penallti në minutën e fundit të kohës shtesë, pastaj me katron të kuq e largoi nga loja Gianluigi Buffonin. Pas ndeshjes Buffon përdori fjalë që nuk janë dëgjuar më parë nga ai, shkaku i nervozizmit, duke e quajtur Oliverin kafshë dhe qe në vend të zëmrës ka një shportë mbeturinash. “Kur foli Gigi për gjyqtarët, e kisha të vështirë ta kuptoja, sinqerisht. Nuk e kuptoj pse duhet të flasësh për gjyqtarin e ndeshjes së parë, ky është futbolli duhet ta analizosh momentin, i mirë apo i keq. Mendoj që pas disa ditësh ai do të ketë mendim tjetër për gjyqtarin dhe atë që ka thënë”, ka deklaruar Buffon.