Del Piero: Për Juventusin refuzova Unitedin dhe Newcastelin

11 qershor 2024 | 12:27

Ish-kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj që ka prodhuar futbolli italian dhe një nga më besnikët e “Zonjës së Vjetër”.

48-vjeçari zbulon se pati ofertë nga Newcastle dhe Manchester United, por i refuzoi ato pasi ndjehej i lumtur te Juventus.

“Kam pasur oferta nga Liga Premier, ishin dy klube; Newcastle dhe Manchester United, por, asgjë nuk ndodhi pasi unë isha kapiten i Juventusit dhe mbi të gjitha isha i lumtur aty. Juventus për mua ishte gjithçka. Isha një tifoz i Juventus që prej fëmijërisë. Nuk isha në kërkim të parave, plus që më paguanin shumë mirë edhe në Torino”, ka thënë De Piero.

“Më pas u bëra kapiten dhe qëndrova aty për 19 sezone. Kalova gjithçka aty nga parajsa në ferr, por jam i lumtur për të gjithë eksperiencën time. Juventusi është një histori unike dhe një udhëtim unik për mua. Nuk jam penduar kurrë për zgjedhjet e mia, as për momentin kur vendosa të luaja në Serie B me Juventus. Ishte një zgjedhje e vështirë, por jam i lumtur për vendimin që mora”, ka deklaruar Del Piero.

Ish-sulmuesi legjendar qëndroi për 19 vite te Juventusi, kur iu bashkua nga Padova në vitin 1993 dhe ishte pjesë e bardhezinjve deri në verën e vitit 2012. Ai në tre vitet e fundit të karrierës i kaloi në Australi te Sydney FC, por edhe një vit tjetër në Delhi Dynamos në Indi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani më famëkeq aktualisht në skenën politike serbe, i sanksionuari…